Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin e tij, gjenerallejtënanti Jashari u drejtohet pjesëtarëve të FSK-së dhe qytetarëve të besimit islam, duke u uruar që ky muaj i bekuar të shërbejë si kohë qetësie dhe bashkimi, duke forcuar ndjenjat e dashurisë, mirëkuptimit dhe sakrificës.
“Të nderuar pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarë të besimit islam, me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve dhe familjeve tuaja. Le të shërbejë ky muaj i bekuar si një kohë e çmuar për qetësi dhe bashkim mes nesh, duke fuqizuar ndjenjat e dashurisë, mirëkuptimit dhe sakrificës, si dhe ta vlerësojmë këtë periudhë si një moment të thellë reflektimi shpirtëror, vetëdisipline dhe përkushtimi të sinqertë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump: Irani mund të shkatërrohet në një natë
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...