Vetura e cila ka marr flakë në autostradën “Ibrahim Rugova” është e Institucionit të Avokatit të Popullit.
Lajmin e ka konfirmoi vetë avokati i Popullit Hilmi Jashari për KosovaPres.
Jashari tha se në veturë ishte me shoferin, derisa përmes telefonit shpjegoi se me të parë që vetura mori flakë shoferi dhe ai kanë dalë jashtë brenda pak sekondave, duke mos pësuar lëndime.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se nuk ka pasur persona të lënduar nga ky incident.
Lidhur me shkaqet e zjarrit, Kelani ka thënë se dyshohet të kenë qenë teknike.
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...