Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është shprehur i bindur se do ta kryej me sukses detyrën të cilën e ka marrë para pak ditësh.
Madje sipas tij hyrja në fuqi e Ligjit për Avokatin e Popullit dhe e atij kundër diskriminimit do të ndikojnë pozitivisht në punën e Ombudspersonit pasi që këto dy ligje sipas Jasharit i japin me shumë fuqi atij për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të vendit.
Jashari në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për prioritet e tij në fillim të mandatit.
Avokati i ri tha se besimi i qytetarëve të Kosovës është i luhatur në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe jo vetëm në Institucionin e Avokatit të Popullit. Jashari shpreson se me ligjin e ri institucioni i Avokatit do të fuqizohet.
Me ligjin e ri Avokati i Popullit sqaron se ka mandat vetëm ndaj institucioneve publike por jo edhe ndaj atyre private, me përjashtim në rast të diskriminimit në këtë sektor.
Madje, Jashari është shprehur se ky institucion do të hap dyert për bashkëpunim me organizata joqeveritare, të cilat punojnë për të Drejtat e Njeriut, pasi deri tani janë të pashfrytëzuara në Kosovë.
I pyetur se a do të ketë raport lidhur me pretendimet e ish-avokatit, Sami Kurteshi se ka pasur shkelje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me emërimet e tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, për një gjë të tillë ai thotë se do të prononcohet institucioni që ai udhëheqë nëse konsiderohet se ka pasur shkelje.
Megjithatë, ai thotë se sfidë për Kosovën është edhe sistemi ligjor, me mospajtueshmërinë e ligjeve me standardet ndërkombëtare, dhe se pjesa më e madhe e ligjeve kanë kundërshtime mes vete, e që po pengojnë zbatimin e drejtësisë.
Ai nuk ka dashur të vlerësojë punën e paraardhësi i tij Sami Kurteshi, duke thënë se kjo është në kompetencat e Kuvendit të Kosovës, pasi ai zgjedhë Avokatin e Popullit.
Jashari nuk ka komentuar për themelimin e Gjykatës Speciale, për arsye se nuk ka ndonjë akt juridik nga institucionet e Kosovës, i cili pastaj do të vlerësonte në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...