Komuna e Skenderajt këtë vit nuk do të dekorojë qytetin për festat e fundvitit.
Kështu bën të ditur kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, shkruan portali arbresh.info
Si arsyetim ai thotë se për shkak të situatës me pandemi, prioritet duhet të jenë përkrahjet me pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë.
“Marrë parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi, gjendjen ekonomike në vend dhe prioritetin tonë që përkrahjen me pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë të vazhdojmë sipas kërkesave dhe nevojave në teren, kam vendosur që këtë vit për festat e fundvitit të mos dekorojmë sheshin “Adem Jashari” dhe qytetin tonë në përgjithësi”, thuhet në shkrimin e Jasharit.
Në vend të dekorimit mjetet financiare do të përdoren për menaxhimin e situatës pandemike dhe në përkrahje të familjeve në nevojë.
“Mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë”, tutje thotë ai./arbresh.info/
Këtë vit pa dekorim të qytetit për festat e fundvitit!
Të dashur qytetarë,
Marrë parasysh gjendjen pandemike…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Friday, 13 November 2020
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...