Analisti politik, Shemsi Jashari ka vlerësuar lartë lobimin e e ish-presidentit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli për njohjen e shtetit të Kosovës nga Kenia.
Jashari thekson se lobimi i Behgjet Pacollit ka qenë thelbësor në arritjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia.
Në një intervistë me shkrim për Arbresh.info, Jashari thotë se Pacolli ka investuar shumë energji dhe resurse për të siguruar njohjen e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë si ish-diplomat dhe ndihmës kryesor në Ministrinë e Jashtme
“Lobimi i Behgjet Pacollit ka qenë thelbësor në këtë arritje diplomatike. Ai ka investuar shumë energji dhe resurse për të ndihmuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë tij si ish diplomat dhe ndihmës kryesor në ministrinë e jashtme ka kontribuar në krijimin e marrëdhënieve të forta me vende të tjera, duke përfshirë Keninë”, thekson Jashari.
Sipas tij, paaftësia e ministres në detyrë, Donika Gërvallës dhe mungesa e një strategjie ishte pengese e kësaj njohjeje më herët.
“Njohja nga Kenia nuk mund të jetë arritur më herët për disa arsye. Mungesa e një politike të qartë nga znj. Gërvalla, dhe e kësaj qeverie. Paaftësia e saj te jap informacion të mjaftueshëm rreth situatës politike dhe ekonomike të Kosovës, gjithashtu, ndoshta një mungesë e strategjisë se lobimit të duhur ose e marrëdhënieve diplomatike ishte pengese e kësaj njohjeje më herët. Politika e jashtme e qeverisë Kurti II ishte një dështim total”, përfundon Jashari.
Ndryshe, Kenia e theu boshllëkun diplomatik për njohjet e reja ndaj Kosovës, duke u bërë shteti i 118 që njeh pavarësinë e saj të shpallur në vitin 2008./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
LEXO EDHE:
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...