Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim zyrtar Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, drejtor i Operacioneve në Komandën e Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it gjerman.
Sipas njoftimit, vizita e Gjeneralit Pfeifer në Kosovë zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë gjermane, bashkëpunim që ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen profesionale dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka ofruar ndër vite, duke theksuar rolin kyç të saj në avancimin e FSK-së drejt standardeve moderne të mbrojtjes.
Mes të tjerash, biseda mes dy gjeneralëve u fokusua në objektivat strategjikë të zhvillimit të forcës, në funksion të përmbushjes së misionit kushtetues dhe ligjor të saj.
Nga ana e tij, Gjenerali Pfeifer përgëzoi vizionin dhe përkushtimin e Gjeneral Jasharit në drejtim të profesionalizimit dhe forcimit të kapaciteteve të FSK-së, duke vlerësuar përparimin e arritur deri më sot.
Në përmbyllje të takimit, u diskutua për aktivitetet e përbashkëta si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy forcave të armatosura, me fokus në ruajtjen e paqes, forcimin e sigurisë rajonale dhe rritjen e ndërveprueshmërisë në kuadër të misioneve ndërkombëtare./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...