Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj shpeshherë është akuzuar për keqpërdorime të fondeve.
Dyshime të tilla ka ngritur së fundmi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili kërkoi llogari publikisht për fondet që sindikata i mbledh nga punëtorët e arsimit.
Jasharaj ka thënë se po të kishte afërsi me partitë politike, fëmijët e tij do të punonin në sektorin publik. Sipas tij, as djali e as vajza e tij nuk kanë mundur të gjejnë punë shteti.
Për ta dëshmuar raportin e tij të shëndoshë me sindikatën ku është i angazhuar, Jasharaj ka bërë një mallkim publik në emision.
“Turp kanë qenë kur kanë thënë se jam milioner. Po të isha milioner, t’ju them të vërtetën do të bëja krej një jetë tjetër. Jam mësuar të mos jetoj me pasuri, nuk më duhet pasuria. Por po ju them në emisionin tuaj, kush këqyrë me vjedhë SBASHK-un, bleftë qefin për fëmijët e vet”, ka thënë ai në T7.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...