I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawar me bashkëpunëtorë gjatë ditës ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, për t’i uruar ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia marrjen e detyrës .
Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me COVID-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti.
Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh ofroj bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore.
Ministri Vitia falënderoj Aambasadorin për përkrahje të vazhdueshme dhe u dakorduan që në takimet e radhës të radhës të trajtojnë projekte konkrete.
Shteti i Kosovës është falënderues për shtetin japonez, për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19.
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...