Shpend Ahmeti, që dje u certifikua nga KQZ si kryetar i Komunës së Prishtinës, ka dhënë dorëheqje nga posti i asamblistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Këtë vendim e ka marrë KQZ me kërkesë të vetë Ahmetit dhe i njëjti zëvendësohet nga asamblisti i radhës i Vetëvendosjes, Mirsad Vitia.
“KQZ, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të dorëzuara në KQZ më datën 11.12.2017, për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit z. Shpend Ahmeti, pas dorëheqjes së tij të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Kuvendit të Komunës, për arsye se i njëjti është zgjedhur Kryetar Komune në Prishtinë”, thuhet në vendimin e KQZ-së që e ka siguruar TV Arta, raporton Koha.net.
Po ashtu, edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i anëtarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhe i njëjti është zëvendësuar nga asamblisti i po kësaj partie, Mustafa Krasniqi.
“KQZ, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të dorëzuara në KQZ më datën 11.12.2017, për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit z. Arban Abrashi, pas dorëheqjes së tij të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Kuvendit të Komunës, për arsye se i njëjti është deklaruar të mbajë pozitën e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e KQZ-së./KTV/
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh