Jakup Krasniqit i lind nipi në Ditën e Pavarësisë

15:37 | 28 Nëntor 2025
E.K

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka bërë të ditur sot, më 28 Nëntor – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, se është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Gegë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se lindja e djalit është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.

“28 Nëntorit, në familjen tonë iu shtua edhe një festë, lindja e djalit tonë, Gegës.
Lindja jote në këtë datë, Gegë, është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi. Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë. Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty. Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë!”, shkroi Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale