Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate Jakup Krasniqi ka komentuar kërkim-faljen nga ana e ish-shefit parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci.
Grabovci në një bisedë me ish-kryeministrin, tani president, Hashim Thaçin, e kishin quajtur Jakup Krasniqin me termin “Jakupovski”.
Për këtë, Adem Grabovci ditë më parë i ka kërkuar falje publikisht, ish-kryetarit të Kuvendit.
“Nuk varet shumë a e pranoj unë apo jo”, thotë Krasniqi në emisionin “DPT te Fidani” në televizionin 7.
‘E kam thënë më herët qëndrimin tim. Mendoj që e ka thënë në një moment kur edhe ai nuk ndihet mirë”, theksoi Krasniqi.
Duke qenë gjatë në politikë, thotë se e di që ato që thuhen në sy nuk janë gjithmonë të njëjtat që fliten pas shpinës.
Por, ajo që iu tha atij nga ish-anëtarët e partisë, thekson se nuk i ishte thënë asnjëherë më parë.
Prandaj për Krasniqin kjo çështje është e mbyllur.
“Inati nuk mbaj, jam në politikë i kam qëllimet e mija publike”, thekson Krasniqi.
Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto” dhe në mesin e të akuzuarve ë akuzuarve është edhe Adem Grabovci.
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...