Jakup Krasniqi i ka disa fjalë për Dosjen e Shefave

09:47 | 30 Gusht 2016
M. A.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, i është përgjigjur protagonistëve të “Dosjes së Shefave XXII”.

Në pergjimet e reja përmendet edhe emri i tij, andaj Krasniqi ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook.

Ky është postimi i tij:

Publikimi i Dosjes së Shefave XXII, në të cilën përmendet emri im më obligon të sqaroj opinionin publik me sa vijon:

– Biseda private e Adem Grabovcit dhe Naser Shalës ku përmendet emri im nxjerr në shesh joseriozitetin e këtyre personave dhe talljet me të cilat kënaqen njerëzit e nivelit të tyre.

– Edhe pse shihet qartë që shantazhet ndaj meje janë të thëna në një kontekst talljeje, më mbetet të theksoj një gjë që e dinë fare mirë Adem Grabovci, dhe sidomos eprorët e tij: As njerëzit me fytyra e as njerëzit pa fytyra asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kanë mundur të më shantazhojnë.

Mjerë për ata që kënaqen duke parë ëndrra zgjuar dhe duke i marrë ëndrrat e veta për realitet.

Jakup Krasniqi

Shpërndaje në rrjete sociale