Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga së bashku me drejtoreshën e Korpusit Amerikan të Paqes në Kosovë Darlene Grant, vizitoi sot vullnetarët e këtij korpusi të cilët janë të angazhuar si arsimtar të gjuhës angleze në shkollën e fshatit Fortesë të Komunës së Rahovecit, në shkollën e fshatit Dobërdolan dhe në gjimnazin e qytetit në Suharekë.
Siç thuhet në komunikatë, presidentja Jahjaga pasi pa nga afër punën e tyre i përgëzoi vullnetarët për kontributin e çmuar që ata po e japin për qytetarët e Kosovës.
“Ajo tha se angazhimi i tyre është shumë domethënës jo vetëm për nxënësit që janë përfituesit e drejtpërdrejt, por për gjithë shoqërinë dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas Jahjagës, vullnetarët janë ura lidhëse që forcojnë miqësinë midis popullit të Kosovës dhe popullit amerikan.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...