Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka vizituar sot institucionin ku punoi me vite, Policinë e Kosovës.
Jahjagën e ka pritur në një takim drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni me stafin e lartë të Policisë.
Siç njoftohet nga zyra për media e Policisë drejtori Maxhuni falënderoi presidenten Jahjaga për realizimin e vizitës në Polici dhe njëkohësisht e njoftoi atë mbi zhvillimet, aktivitetet dhe realizimin e objektivave strategjike të Policisë, për ngritjen e vazhdueshme të performancës dhe profesionalizmit të kësaj force të sigurisë.
“Maxhuni i shprehu mirënjohje presidentes për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që presidentja ka bërë ndaj Policisë së Kosovës duke e paraqitur këtë institucion kredibil, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa presidentja Jahjaga theksoi se Policia e Kosovës gëzon një reputacion të lartë, si një ndër institucionet më të besuara në vend dhe kjo është arritur falë pun? ?s dhe angazhimit të pakursyer të të gjithë punonjësve të Policisë./
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...