Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me disa nga ambasadorët e akredituar në Prishtinë, me të cilët diskutoi rreth aktiviteteve të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.
Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet i punës së Këshillit është përmbushja e të drejtave të garantuara me ligj për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, qasja në drejtësi, qasja në shërbimet shëndetësore, fuqizimi ekonomik si dhe ndërgjegjësimi shoqëror dhe institucional për këtë krim të luftës, njofton kumtesa presidenciale.
Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e qeverive të vendeve përkatëse për punën e këtij Këshilli dhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe theksoi se duhet angazhim edhe më i madh i të gjithë aktorëve për njohjen ndërkombëtare të këtij krimi të kryer mbi popullatën civile të Kosovës.
Ambasadorët shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për punën e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës i cili ka për synim rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës./Arbresh.info/
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...