Jahjaga tregon për takimin me Mbretëreshën Elizabeta II

21:16 | 15 Korrik 2015
M. A.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka folur për takimin e Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar.

Pas pritjes që iu bë në Buckingham Palace Jahjaga foli për bisedën që ka zhvilluar me Mbretëreshën Elizabeta II.

“Kisha një takim jashtëzakonisht miqësor dhe një takim jashtëzakonisht të përzemërt me lartëmadhërinë e saj Mbretëreshën Elizabetë, një liderë vizionare. Shfrytëzova rastin që të shpreh falënderimet më të përzemërta në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të të gjitha institucioneve të shtetit tonë për të gjithë ndihmën dhe përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar dhe populli britanik i ka dhënë për popullin e Kosovës dhe për institucionet e Republikës së Kosovës, për besimin që Mbretëria e Bashkuar dhe populli britanik i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj që të jetoj në liri dhe të jetoj në paqe. Për besimin që u ka dhënë qytetarëve që të ndërtojnë një shtet demokratik dhe një shtet prosperues dhe për një ndihmë të vazhdueshme që po japin në rrugën dhe në procesin e integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe për institucionet e saj. Njashtu shpreha falënderimet e mija dhe të qytetarëve të Kosovës për të gjithë punën dhe kontributin e atyre burrave dhe grave të cilët kanë punuar në misione në Kosovë në kuadër të misionit të NATOS’s, KFOR’it dhe të misioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë në të gjitha proceset shtet-ndërtuese për shtetin tonë dhe për institucionet tona”, tha Jahjaga për RTK’në.

Shpërndaje në rrjete sociale