Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, u takua me ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jo rezidente për Kosovën, Louise LaRocque.
Presidentja Jahjaga me ambasadoren LaRocque bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Ajo e çmoi lart mbështetjen që Kanadaja i kanë dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Ambasadorja e Kanadasë Louise LaRocque shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
Presidentja Jahjaga, së bashku me ambasadoren LaRocque vizituan projektin e “Girls Coding Kosova, Open Data”, përmes së cilit bëhet trajnimi i vajzave në përdorimin e teknologjisë informative. Ky projekt që është mbështetur nga qeveria e Kanadasë dhe nga Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, ka për synim rritjen e transparencës së punës së institucioneve./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin