Më rastin e 24 majit ditës së Presidentit, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ish-presidentet, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga e Behgjet Pacolli kanë vendosur lule pran shtatores së ish-Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, tha se deri tash Kosova ka pasur gjashtë president të cilët kanë punuar për Kosovën.
“Deri më tani Kosova ka pasur 6 president që e kanë bërë punën e tyre. Secili president ka punuar që Kosova të shkoj përpara. Sot është datë e veçant se po kujtojmë një nga figurat e rëndësishme të Kosovës . Presidenti Rugova formoj aleanca të fuqishme që i ndihmuan Kosovës”, tha Jahjaga.
Pas vendosjes së luleve dhe mbajtjes së fjalimeve, presidentet u ulen për të pirë kafe./arbresh.info/

Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit