Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë Songul Ozan në përfundim të mandatit të saj.
Presidentja Jahjaga falënderoi Ozan për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës.
Presidentja Jahjaga tha se komuniteti turk në Kosovë është urë në mes dy vendeve dhe tha se të drejtat e këtij komuniteti ashtu si dhe komuniteteve të tjera në Kosovë, janë të garantuara me ligjet dhe kushtetutën e vendit.
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë Ozan, shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen dhe mbështetjen e pakursyer të Presidentes Jahjaga dhe institucioneve të Kosovës duke vlerësuar përparimin e bërë në marrëdhëniet dypalëshe. Ajo theksoi se Turqia dhe qytetarët e saj mbeten të përkushtuar në mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat
Tri gra në kryesinë e re të Kuvendit të Kosovës
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...