Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga me rastin e nënshkrimit të MSA-së ka thënë se sot është një ditë shumë e veçantë për Kosovën.
Sipas saj, përmes kësaj marrëveshjeje, Kosova nis rrugëtimin e saj të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në familjen e shteteve që ndajnë vlerat e lirisë, demokracisë, barazisë dhe sundimit të ligjit.
E para e shtetit duke uruar qytetarët e Kosovës ka theksuar poashtu se ky përparim është rezultat i reformave të përmbushura dhe konsensusit të gjerë shoqëror dhe politik që gëzon agjenda evropiane në Kosovë.
“Arritëm këtu, deri te kjo ditë historike për Kosovën, me angazhim të gjerë të qytetarëve, institucioneve, spektrit politik, shoqërisë tonë civile, komunitetit të biznesit e shumë segmenteve tjera të shoqërisë”.
“Nga sot, Kosova vendos marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, marrëdhënie kjo me të drejta dhe detyrime të ndërsjella. Kjo marrëveshje do të ndihmojë në zbatimin e reformave në shumë sektorë, si dhe do thellojë dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Përfitimet e Kosovës janë të shumta, sidomos në nxitjen e investimeve të jashtme dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit”.
Jahjaga duke i shprehur mirënjohje institucioneve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës dhe qytetarëve të saj ka deklaruar se vendi ynë ka një rrugë të gjatë përpara.
“Ne jemi përcaktuar në anën e drejtë të historisë dhe kemi përqafuar vlerat dhe idealet e paqes e lirisë. Kjo rrugë tashmë është e qartë, reciproke dhe e pakthyeshme” ka shtuar më tutje ajo
Aksioni i Policisë në Zubin Potok, Elshani jep detaje
Bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në Zubin Poto...
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club