Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i hapur rrugë investimeve konkrete të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë.
Marrëveshja u nënshkrua sot në Dubai në prani të Presidentes Jahjaga, në nivel të ministrave, nga Ministri për Financa i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan bin Saeed Al Mansouri.
Arritja e kësaj marrëveshje vjen pas një sërë vizitash bilaterale në Kosovë dhe Emirate të Bashkuara Arabe, dhe takimeve që Presidentja Jahjaga ka pasur me Princin e Kurorës, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan, për të identifikuar plane dhe projekte konkrete për investime.
Sipas kësaj marrëveshje, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të përfshijë, por nuk do të kufizohet, në fushën e tregtisë, industrisë, bujqësisë, transporteve, telekomunikacionit, turizmit dhe investimeve, duke përfshirë financimin e fushave të mësipërme./Arbresh.info/

Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...
Kurti thekson nevojën për opozitën, tregon se ka takuar Osma...
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve