Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është në kontakt të vazhdueshëm me kabinetin e presidenti Slloven, Borut Pahor, për të ndihmuar në lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Hajradinaj i cili u ndalua nga autoritetet sllovene në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar nga Serbia.
Burime të lajmi.net brenda presidencës kanë bërë të ditur që kabineti i presidentes Jahjaga është duke përgatitur edhe një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në mes të Jahjagës dhe Pahorit në mënyrë që lirimi i Haradinajt të ndodhë sa më shpejt.
“Kabineti i presidentes ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kabinetin e presidentit, Borut Pahori duke tentuar ta zgjidhin këtë situatë. Kabinetet janë duke u marrë edhe me aranzhimin e një lidhje telefonike në mes të presidentëve që për qëllim ka ndihmën në lirimin e Haradinajt”, tha ky burim për lajm.net.
Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Lubjanës në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2006 nga Serbia si i dyshuar për krime lufte.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...