Jahjaga interesohet për situatën e krijuar nga vërshimet në vend

21:22 | 6 Janar 2016
M. A.

Situata e rëndë nga vërshimet, ka bërë që edhe Presidentja e vendit të interesohet për situatën e krijuar nga vërshimet e mëdha në Komunën e Malishevës, njofton kumtesa komunale.

Për këtë qëllim, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sonte, përmes telefonit ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, ku është informuar për situatën.

Pas informimit të situatës nga vërshimet, kryetari i komunës Begaj e ka falënderuar presidenten Jahjaga, për interesimin e institucionit më të lartë të vendit, lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet, e që në Malishevë, u përcoll me dëme të mëdha.
Begaj e ka informuar presidenten e vendit, lidhur me vërshimet dhe mobilizimin e Komunës së Malishevës, për menaxhimin e situatës nga vërshimet, që askush deri më sot, nuk e mbanë mend një sasi kaq të madhe të ujit.

Situata aktuale nga vërshimet, ka filluar të qetësohet ndërsa, dëmet janë të konsiderueshme. Fatbardhësisht, e gjithë kjo situatë, deri më tani ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale