Jahjaga: HardhFest dëshmon traditë të lashtë të kosovarëve (Foto)

15:47 | 5 Shtator 2015
M. A.

Që nga dita e sotme është hapur festa e vjeljes së rrushit, e njohur si HardhFest. Kjo festë këtë vit shënon 14 vjetorin dhe do zgjasë dy ditë.

Për festimin sa më të mirë të kësaj dite, janë përkujdesur ministria e bujqësisë, komuna e Rahovecit dhe shoqata e vreshtarëve.

Fillimi i kësaj feste u bë me prerjen e kalaveshit të rrushit nga presidentja Atifete Jahjaga, ministri Memli Krasniqi dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Afrim Sharku nga shoqata e vreshtarëve, me këtë rast u dëshiroi mirëseardhje të gjithë qytetarëve të Kosovës, në Rahovec për të festuar sa më mirë këtë festë. Sipas tij, kjo festë këtë vit është përgatitur në mënyrë madhështore.

E pranishme në këtë festë ishte edhe presidentja Atifete Jahjaga. Ajo më këtë rast tha se kjo festë dëshmon traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit.

“Kjo është një festë më e rëndësishme e stinës, që dëshmon një traditë të lashtë të popullit të Kosovës për të filluar mbledhjen e bereqetit t ë kësaj toke kaq të vlefshme të shtetit tonë. Prandaj, ndjehem e nderuar që sot po marr pjesë në këtë festë jo vetëm tuajën, jo vetëm të komunës suaj por të gjithë shtetit tonë. Po bëhemi kështu pjesë e një tradite, që i gëzohet mirëqenies për të gjithë. Vjelja e rrushit nuk është vetëm një festë e zakonshme dhe as vetëm një shënim i një tradite të kësaj ane por një fillim i vitit të mbarë për familjet tuaja dhe përgjithësisht për shtetin tonë dhe shoqërinë tonë. Për Rahovecin sot është një ditë e veçantë kur përmblidhet puna e muajve të tërë të dhimbshëm dhe të mundimshëm”, tha Jahjaga.

Kurse, i pari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se këtë ditë Rahoveci hap dyert për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

“Jemi mbledhur sot që të shënojmë një akt të veçantë, fillimin e vjeljes së rrushit magjik, që rr it toka jonë. I cilësuar si mbreti i tavolinës, rrushi sot na bashkon rreth tavolinës së madhe në konak të Rahovecit. Qyteti ynë sot ka hapur dyert për të gjithë Kosovën dhe më gjerë…kjo festë na jep mundësinë të takohemi me njëri tjetrin, të argëtohemi, të shkëmbejmë përvojat. Mbi të gjitha, të kujtojmë të parët tanë që merreshin me këtë veprimtari, de të falënderojmë bujqit tanë të vyer që po vazhdojnë të mos e kursejnë veten për të na ofruar mundësinë që ta shijojmë këtë fryt të ëmbël”, tha Vehapi.

Ministri i bujqësisë, Memli Krasniqi, i cili tha se këtë festë do ta transformojnë në festë të vërtetë, e cila ka traditë të lashtë.

 

“Sa herë që secili prej nesh vjen në Rahovec, padyshim që është një kënaqësi, por sot është një kënaqësi edhe më e madhe sepse kemi ardhur këtu për të shënuar një ditë të rëndësishme, për të filluar sezonin e vjeljes së rrushit. Kjo festë të cilën sot po e shpallim të hapur dhe e cila do të zgjasë për dy ditë me radhë, me të vërtetë është një festë që ka një traditë shumë të gjatë në kuptimin e saj formal të viti i 14të i kësaj feste, por realist ky vit shënon një fillim të ri për këtë festë. Nga ky vit ne besojmë që këtë traditë, ashtu siç është bërë edhe me punën e mrekullueshme të këshillit organizativ dhe të qindra vullnetarëve nga qyteti i Rahovcit dhe nga qytetet tjera do ta transofrmojmë në një festë të vërtetë”, tha Krasniqi.Në fund të kësaj ceremonie u ndanë edhe disa shpërblime për vreshtarët më të mirë. Ata të cilët u shpërblyen ishin Enver Sokoli, Enver Haxhimustafa, besim Shala dhe Beadin Limanmera. Festa vazhdon me shumë aktivitete, këngë e verë.

11954659-1472280676432825-3902755919057896009-n 11990609-1472282443099315-360034158528585335-n 11953017-1472197486441144-7650106763509587562-n_7758

Shpërndaje në rrjete sociale