Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në intervistën dhënë për RTK, e cila transmetohet sonte, tha se Qeveria e Kosovës, ka premtuar rikthimin e çështjes së “Gjykatës Speciale” në Kuvend, pas dështimit për të siguruar votat e nevojshme dy javë më parë.
Ambasadorja theksoi se Gjykata Speciale duhet të miratohet sa më shpejt sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund që gjithë kohën të merren me problemet në Kosovë.
“Ka shumë problem bota, vetë Evropa dhe ne nuk kemi kohë të merremi vetëm me Kosovën. Megjithëse ne vazhdojmë te jemi miq të mirë të Kosovës. SHBA do të vazhdojë ta mbështesin Kosovën”, ka thënë Jacobson në intervistën lamtumirëse, pasi tani e tutje ajo do rikthehet në Uashington.
Në intervistën e dhënë për RTK, ambasadorja ka folur edhe për përshtypjet e saja gjatë tri viteve në Kosove, për ditët e mira dhe të vështira gjatë mandatit të sajë, për bashkëpunimin me Institucionet e Kosovës dhe partitë politike në vend.
Jacobson është përgjigjur edhe në shumë pyetje të tjera, si për ngërçin politik, për opinionin e sajë, për Vetëvendosjen, për protestat e Opozitës, për rolin e shoqërisë civile dhe medias… /rtk/
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...