Kreu i Listës “Srpska”, Aleksandër Jablanoviq i ka deklaruar gazetës online të Beogradit, “Veçernje novosti”, sot se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk ia ka dhënë 100 mijë atij.
“Akuza se kam marrë para nga Ramush Haradinaj, për të hyrë në qeveri më të, është një gënjeshtër e drejtuar në prishjen e imazhit tim dhe nuk ka të bëj me të vërtetën”, ka deklaruar ai.
Sipas kësaj gazete, kjo lojë del të jetë sajuar, siç është shprehur Jablanoviq “nga tanët, jo nga Prishtina”.
I pyetur se kush ja ka veshur këtë akuzë, Jablanoviqi ka theksuar: “Këto thirrje nuk vijnë nga Ramush Haradinaj, por janë pasojë e tregimeve të sajuara të drejtuar kundër meje që vijnë nga disa Serbë nga Graçanica e Shtërpca” (Nuk i përmend emrat e tyre – v.j.).
Politikani nga Leposaviqi, të cilit ia kanë kthyer shpinën të vetët, gazetës “Novosti” i ka deklaruar se do t’i denoncojë gënjeshtarët.
“Do t’i padis të gjithë ata të cilët e kanë përhapur këtë gënjeshtër”, është shprehur Aleksandër Jablanoviq. /Zëri/
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...