Kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandër Jabllanoviq ka reaguar pasi nëpër media po qarkullon lajmi se ai ka hequr dorë nga gara për kryetar të komunës së Leposaviqit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.
Jabllanoviq për portalin Arbresh.info ka demantuar këto lajme duke thënë se nuk janë të vërteta dhe nuk ka dhënë intervistë për asnjë medium lidhur me këtë çështje.
“Unë jam në mbledhje të partisë. Unë nuk kam bërë asnjë deklaratë për këtë media. Nuk më kanë telefonuar, as nuk kam bërë ndonjë deklaratë për media. Unë nuk kam bërë një deklaratë të tillë. Nuk jam i sigurt që mund tju ketë thënë dikush nga partia, s’e di nga ka dalur”, ka deklaruar Jabllanoviq për Arbresh.info.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...