Kryetari i Listës “Srpska” Aleksandar Jabllanoviq, dyshohet se ka keqpërdorur parat nga buxheti i Kosovës,të cilat janë të dedikuara për subjektin politik që ai e drejton.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar raportin e partive politike për buxhetin dhe shpenzimet e vitit 2014, mirëpo ai ende nuk është shqyrtuar në Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike.
Ndonëse ky komision ka kërkuar raportin, atë momentalisht e posedon vetëm një grup i ngushtë i auditorëve.
Mirëpo burime të Gazetës Tribuna mësojnë se në atë raport paraqiten të dhëna mbi keqpërdorimet e mundshme të buxhetit të dedikuara për Listën Serbe.
Sipas burimeve, Jabllanoviq ka tërhequr gjithsej 214,625 euro në emër të Listës Serbe.
Në vitin 2014 ka tërhequr 143.750 euro, ndërsa ekziston dokumentacioni vetëm për harxhimin e 89.995 eurove, kurse për 53,755 eurove nuk ka pasur mbulesë.
Lideri i Listës Serbe, thuhet se nuk i ka arsyetuar as 70,875 euro të cilat i ka tërhequr në muajin janar të vitit 2015.
Kështu për shembull, për shërbime të arsimit dhe veprimtarive për trajnime të cilat fare nuk janë mbajtur janë tërhequr 2, 668 euro, kurse 41,369 euro janë dhënë kompanisë e cila nuk është fare e regjistruar për aktivitete të dedikuara.
Sipas burimeve, Jabllanoviq harxhimin e mjeteve materiale nga buxheti i Kosovës i dedikuar për Listën “Srpska” nuk ua ka arsyetuar fare përfaqësuesve të kësaj liste në parlamentin e Republikës së Kosovës, për ç’gjë thuhet se ka shkaktuar revoltë tek një numër i madh i këtij subjekti politik serb. /Gazeta Tribuna/
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...