Në një video të rrallë të xhiruar nga Associated Press gjatë luftës në Kosovë, tregohet sesi trajtoheshin gratë për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Xhirimet tregojnë stërvitjet e vajzave dhe grave të Kosovës pranë një fshati të Rahovecit.
AP transmeton se në historinë e shqiptarëve ka shumë gra të cilat kanë luftuar si burrat dhe ndaj për këtë popull fakt i tillë nuk është i jashtëzakonshëm.
Komandanti i UÇK-së me emrin e koduar si “Mësuesi” tregon se gratë e kanë të vështirë të trajnohen, por se kur trajnohen ato janë si burrat të forta në fushën e betejës.
Pranvera Bala, ish-luftëtare e UÇK-së thotë se pas luftës dëshiron ti ndjekë studimet universitare si të gjithë të rinjtë në botë.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...