Ja si e ‘përkthen dhe përshtatë’ Fitore Pacolli termin ‘çelësa në dorë’

12:38 | 7 Prill 2022
A Z

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili gjatë seancës plenare në Kuvend ka thënë se, VV-ja e ka marrë Kosovën me çelësa në dorë.

“E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë. Ktheheni 20 vjet… Bëni ju çka kemi bë për 20 vjet… Kryjeni autostradat që janë nisë, kryejeni rrugët. Leni fjalët, kthejuni punës”, ka thënë Tahiri.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, shkruan se këta janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë e pa dhimtë i kanë shfrytëzuar për qefet e tyre.

“Tha e keni marr Kosovën me çelësa në dorë. Këta janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë e pa dhimtë i kanë shfrytëzuar për qefet e tyre. Kjo tregon që në kohën e tyre shteti ishte veç një veturë që e shfrytëzon pa dhimtë derisa mbetet me shit veç për hekur. Kështu, fatkeqësisht, është qeverisur me Kosovën, shtetin tonë. E tani ne po punojmë intensivisht ta rimëkëmbim duke intervenuar pjesë-pjesë që sa më shpejt ngritim shtetin në këmbë. Nuk e kemi lehtë por nuk dorëzohemi”, shkruan Pacolli./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Besnik Tahiri-ministrave: E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë, kthejuni punës