Aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci, ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Burime të Periskopit brenda VV-së, kanë bërë të ditur se Mikullovci ka marrë mbi 8 mijë vota.
Mikullovci iu bashkua Vetëvendosjes zyrtarisht, edhe pse kohë më parë ai kishte deklaruar se mbështet këtë subjekt duke thënë se është ‘drita në fund të tunelit’ për Kosovën.
Ai kishte thënë se hyrjen e tij në politikë e shtynë të njëjtat arsye si në kohën e okupimit serb.
E këto arsye Mikullovci tha se janë “zhgënjimi, gërdia, apatia, frika…”.
Adem Mikullovci, ishte delegat i Kuvendit të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta dhe kishte marrë pjesë edhe në shpalljen Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, 1990.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...