Komuna e Prishtinës e ka dhënë sot njoftimin për nisjen e qarkullimit të autobusëve të rinj të linjës 4 dhe 1.
Sipas njoftimit të komunës, 30 autobusët e rinj kanë nisur të operojnë sot nga ora 06:00 e mëngjesit dhe ata do të qarkullojnë çdo 5 min, shkruan arbresh.info.
“Tashmë, 30 autobusë të rinj filluan të operojnë në linjat 4 dhe 1, çdo 5 minuta. Autobusët do të qarkullojnë 16 orë në ditë, nga ora 06:00 deri në ora 22.:00. Gjatë gjithë ditës së sotme, transporti në këto linja do të jetë falas për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...