Persekutim ndaj Vetëvendosjes e quan Albin Kurti urdhër-arrestin e fundit ndaj tij.
Në një intervistë për KTV’në, ai thotë se nuk është duke u fshehur, e normalisht po zhvillon aktivitetin e tij, por thotë se Policia qëllimshëm nuk e ka arrestuar deri tash.
“Në kohën kur është rikthyer tema e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe kur paralajmërohet një seancë e mundshme për këtë çështje, në përpjekjen e Qeverisë për ta ringjallur një demarkacion të tillë të mbrapshtë, atëherë natyrisht që shikojnë se kë e kanë kundërshtar dhe kush mund t’ju pengojë”, ka thënë Kurti.
Policia e Kosovës nuk ka sqaruar nëse është duke e kërkuar ose pse nuk e ka zbatuar këtë urdhër-arrest në momentin që Kurti ka hyrë në Kosovë, në pikën kufitare në Han të Elezit.
Tani kur Gjykata ka urdhëruar arrestimin e Kurtit nëpërmjet një urdhër-arresti të lëshuar më 21 prill, Policia ka heshtur për mosveprimin e saj.
Sipas urdhër-arrestit që e ka siguruar KTV, Stacioni i Policisë në Qendër është obliguar që njoftimin ta dërgojë në të gjitha pikat kufitare, si dhe në Aeroportin e Prishtinës.
Nëse arrestohet, Kurti do të dërgohet direkt në paraburgim për 1 muaj, sipas vendimit të gjyqtarit Beqir Kalludra, por Kurti thotë se kjo nuk është e rëndësishme për të.
http://www.dailymotion.com/video/x5kpx1j_albin-kurti_news
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...