Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot ka folur për qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa rreth mos liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian.
I pyetur për deklaratën e kryeministrit Mustafa se Prishtina vazhdimin e dialogut e kushtëzon me marrjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ai ka thënë se “nuk di si të përgjigjet seriozisht në këtë deklaratë”.
“Mustafa me siguri është një person shumë i fuqishëm derisa mundet që këtë lloj ndikimi, presioni publik, të cilin dikush do ta quante gjuhë shantazhi, ta përdorë në raport me institucionet në Bruksel”, ka thënë Gjuriq .
Meqë Mustafa ka paralajmërua se Prishtina për takimin e ardhshëm në Bruksel do të iniciojë çështjet e transportit hekurudhor e ajror, Gjuriq ka thënë se Beogradi gjithsesi se është i interesuar që të gjitha format e transportit të jenë, mundësisht sa më intensive, ndaj, sipas tij, njofton B92, transmeton Koha.net, pala serbe asnjëherë nuk do të ikën nga kjo temë.
“Kryeministri Vuçiq e ka iniciuar hapjen e linjës (ajrore) Beograd – Prishtinë si temë për bisedimet në një fazë dhe na vjen mirë që politikanë nga krahina mendojnë për forcimin e komunikacionit. E mendoj se për fillim do të mund të bënin shumë më shumë që qytetarët të mos detyrohen të presin shumë orë në kolonat në vendkalimet administrative vetëm që dikush të tregojë pushtetin dhe autoritetin e vet në atë pjesë të territorit”, ka thënë Gjuriq.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...