Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar edhe 53 raste të reja me Covid-19.
Sipas IKSHPK-së numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 1 mijë e 341 persona, shkruan arbresh.info.
Ndërsa sa i përket komunave, komuna e Prishtinës është ajo e cila prinë me raste.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./arbresh.info
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...
Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sip...
Osmani i drejtohet Kushtetueses për KQZ-në
Muriqi për FIFA-n: Të luaj në Botëror me Kosovën do të ishte...
Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar
Shpërthen rafineria e naftës në Teksas, tymi mbulon zonën