Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Shqipe Pantina, ka thënë se deputetët e këtij subjekti nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar po që se ai kandidohet nga PAN-i.
“Deputetët e LVV-së nuk do ta votojnë Kadri Veselin nëse ai do jetë kandidati i PAN-it për kryetar Kuvendi dhe shpresoj se as deputetët e tjerë nuk do ta votojnë”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.
Megjithatë, ajo ka thënë se brenda koalicionit PAN ka emra të tjerë të cilët janë të pranueshëm edhe për LVV-në.
“Besoj se brenda koalicionit PAN, pasi në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese u takon atyre pozita e kryeparlamentarit, ka deputetë që janë të pranueshëm edhe për grupet e tjera parlamentare dhe do të mundë ta drejtonin Kuvendin shumë më mirë se Veseli”, është shprehur Pantina.
Po ashtu edhe përfaqësuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa kanë deklaruar disa herë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin po që se ai kandidohet për kryetar të Kuvendit.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...