Vëllezerit Valon dhe Ilir Islamaj, të njohur si vëllezërit Madanaj, si dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe, kanë mbetur të vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë. Express merr vesh se i dyshuari për vrasje, Gjelbrim Gjoshi, dhe vëllezërit “Madanaj” kishin pasur një konflikt të mëparshëm
Sipas informatave që ka Gazeta Express, para një muaji vëllezërit Islamaj “Madanaj” e kishin rrahur Gjelbrim Gjoshin në një hotel në Shkugëz. Konflikti i tyre i mëhershëm dyshohet se e ka qenë motivi i vrasjes së trefishtë.
Valoni dhe vëllai i tij, Iliri, në Gjakovë njihen si persona që kanë shkaktuar shumë probleme; kurse i dyshuari për vrasje, Gjoshi, ka punuar si sigurim në disa lokale.
Ndërsa viktima e tretë, Zef Krasniqi, është 35 vjeçar dhe është nga fshati Meçe. Ai është pronar i një pompe benzine dhe dyshohet se nuk ka qenë cak i vrasjes.


Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore