Ja kush ishte polici i vrarë në Skënderaj (Video)

19:56 | 29 Shtator 2015
Gita

Valon Goxhuli është emri i policit të vrarë pasditen e sotme në Skënderaj. Fillimisht u njoftua se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në qendër të qytetit.

Identiteti i viktimës u konfirmua nga prokurori i rastit, Njazi Rexha, i cili tha për KALLXO.com se i vrari është polici Valon Goxhuli.

KALLXO.com ka raportuar se në maj të këtij viti, Goxhuli u shpall i pafajshëm nga akuza për vrasje të Bekim Birinxhikut.

Aktgjykimi për rastin e Goxhulit u shpall në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Valon Goxhuli kishte vrarë Bekim Birinxhikun më 2 nëntor 2013 në rrugën “Skënderbeu” të Skenderajt, pas një zënke që kishin pasur të dy.

Valon Goxhuli kishte përdorur armën kur Bekim Birinxhiku e kishte sulmuar policin me një shufër metalike, pavarësisht paralajmërimeve të këtij të fundit se ishte oficer policie.

Një plumb e kishte rrokur sulmuesin në kokë, dhe gjykata e cilësoi këtë rast, si vrasje në mbrojtje të nevojshme.

Vrasja e policit u lajmërua pasditen e sotme në KALLXO.com nga një qytetar i Skënderajt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale