Ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë duket se po i vije fundi. Stina e Pranverës pritet ta bëj me xhami të re Prishtinën. Kështu kanë konfirmuar për Indeksonline zyrtarë në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ahmet Sadriu, zyrtar për informim në BIK, ka bërë të ditur se procedurat për ndërtimin e xhamisë janë në përfundim e sipër, derisa presin përmirësimin e motit që të fillojnë me ndërtimin e saj.
“Po presim me u rregullu moti. Gjithçka është në përfundim e sipër. Procedurat janë në përfundim e sipër dhe presim që në pranverë kismet me fillu ndërtimin”, ka thënë Sadriu.
Mirëpo kur pyetet se a kanë marrë lejen prej Komunës për ndërtimin e xhamisë, Sadriu përgjithëson duke mos dhënë një përgjigje të prerë.
“Një komision është formu nga kryetari i Komunës dhe komisioni është në përfundim e sipër, informacionet janë që do të përfundoj gjithçka dhe do të fillojmë me ndërtim se boll më u zgjat”, ka deklaruar Ahmet Sadriu. I
ndeksonline ka provuar të marr një përgjigje edhe nga Komuna lidhur me këtë çështje, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur. Kujtojmë se në tetor të vitit 2012 ishte vendosur gurthemeli për ndërtimin e xhamisë e cila pritet të jetë godina më e madhe fetare në Prishtinë. Puna me ndërtimin e xhamisë duket të jetë zgjatur shumë. K
y projekt është dashur të fillonte qysh në tetor të vitit të kaluar. Ndërtimi i kësaj xhamie pritet të kushtoj 20 milionë euro. Ndërsa prona për ndërtimin e xhamisë është ndarë nga Komuna e Prishtinës.
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...