Ja kur do të dalin rezultatet për rekrutë të rinj në FSK

11:36 | 11 Prill 2019
M. A.

Rezultatet e konkursit të Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme, shkruan arbresh.info

Mbi 5 mijë vetë që iu kanë nënshtruar testit me shkrim dhe atij fizik pritet që rezultatet t’i marrin të hënën ose të matën e javës që vjen.

Këtë e ka bërë të ditur Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie më Publikun në Ministrinë e Forcës së Sigurisë.

“Të gjitha testimet janë kryer dhe rezultatet pritet të dalin në fillim të javës tjetër”, tha ai.

Në këtë konkurs pritet të pranohen 650 rekrutë të rinj, ndërsa kanë aplikuar mbi 5 000 veta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale