Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik

17:27 | 27 Mars 2026
R J

Deputeti i LVV-së, Fatos Geci, ka njoftuar se rroga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të shpërndahet të martën, më 31 mars.

Përmes një njoftimi publik, ai theksoi se së fundmi kanë qarkulluar informacione të pavërteta nga disa institucione dhe individë lidhur me këtë çështje, duke krijuar paqartësi tek qytetarët.

“Rroga e 13-të do të shpërndahet më 31 mars. Urime!”, thuhet në njoftimin e tij.