Lideri i Iniciativës Qytetare për Prosperitet të Kosovës, Sllavisha Petkoviq, ka marrë votë në fshatin Gllabar, të Drenasit.
Arbresh.info mëson se ky fshat është i banuar tërësisht me shqiptarë.
Mësohet se partia e Petkoviqit, në shkollën fillore “Naim Frashëri” ka marrë një votë.
Në këtë qendër votimi, nga 275 fletëvotime, 44 janë shpallur të pavlefshme, që sipas monitoruesve, kanë votuar pesë parti dhe një kandidatë, kanë përë “X” në tërë fletën, apo kanë votuar kandidatët pa votuar edhe partinë politike.
Në këtë Qendër Votimi, kanë patur të drejtë vote 803 persona, dhe nga rezultati i përgjithshëm shihet se
201 vota ka marrë PAN-i
37 vota LVV
19 vota LDK-AKR
16 vota FJALA
1 votë Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe
1 votë Iniciativa Qytetare për Prosperitet të Kosovës
/arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...