Qytetarët e Prishtinës zgjedhin metoda të ndryshme për t’i hequr mbeturinat nga banesa e tyre.
Ato bën t’ua lënë fqinjëve në derë vetëm e vetëm që ta heqin nga banesa.
Njëri nga këta qytetarë të pandërgjegjshëm e ka bërë një vepër të tillë të pahijshme.
Ky qytetar që banon në njërën nga ndërtesat në rrugën “Hajdar Dushi” në qendër të Prishtinës ka vendosur që thasët me bërllok t’i lë para derës së fqinjit të tyre.
Një lexues i KosovaPress-it që banon në këtë hyrje ka treguar se raste të tilla në këtë hyrje ndodhin shpesh.
Sipas lexuesit që ka dërguar fotografitë dhe video xhirimin bërlloku që dikush nga banorët po e lë nëpër hyrje po u sjell kokëçarje banorëve tjerë për shkak të erës së rëndë që lëshon sidomos tash në muajt me temperatura të larta.

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin