Mëngjesin e kësaj se shtunë një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jetë në rrugën Gjon Sereqi në Prishtinë.
Policia ka dhënë sqarim për rastin më detajisht, pas konfirmimit të mëhershëm, se bëhet fjalë për vrasje të rëndë.
Bëhet fjalë për një djalë të moshës 16 vjeçare me inicialet A.Z, njofton Klan Kosova.
“Pas ekzaminimeve fillestare lidhur me rastin, njësitet policore kanë konstatuar se bëhet fjalë për vrasje.
Viktima e këtij rasti është A.Z mashkull 16 vjeç, trupi i pajetë i të cilit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në sqarimin e policisë.
“Aktualisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si ‘Vrasje e rëndë’”..
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...