Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka folur kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, në lidhje me zhvillimet e reja në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Në lidhje me një aktakuzë që raportohet se është ngritur kundër Presidentit Hashim Thaçi, BE nuk komenton procedurat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian, në lidhje me takimin Charles-Hoti.
Aty citohet të jetë shprehur mbështetje e BE-së në lidhje me funksionimin e Gjykatës Speciale.
“Është e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë”, citohet të ketë thënë Michel./arbresh.info/
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...