Mbrëmë dy punonjës të UNMIK-ut në Prishtinë, një shtetase ruse dhe një shtetas nga Shqipëria, janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një lokal në Prishtinë.
Fillimisht prokurori i rastit kishte hezituar të hap rast ndaj tyre me konstatimin se ata kanë imunitet, mirëpo kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka që ka urdhëruar prokurorin të hap rast.
Ndërsa sot Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh dërguar mediave ka njoftuar se prokurori e ka cilësuar rastin vjedhje.
“Të dielën në orën 13 e 30, në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, është raportuar se dy të dyshuarit një femër shtetase e Rusisë dhe një mashkull shtetas i Shqipërisë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit në një lokal kanë vjedhur një portofol”, thuhet në raportin e Policisë.
Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...
Trump: ShBA do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në Ngush...