Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot kryesisht i vranët dhe me intervale te shkurta me diell do të na shoqëroj nga dita e enjte.
Në një njoftim për media thuhet se vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit te dobët.
“Temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje nga 23-25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 8m/s. Një gjendje e këtillë e motit me përmirësime të ndjeshme do të vazhdoj deri në fundjavë dhe më tej do të ketë ngritje në gjithë parametrat meteorologjik”, thuhet në njoftim.
Sasitë e reshjeve të shiut të regjistruara në dy ditët e fundit është me sa vijon:
Prishtinë 28mm
Pejë 53mm
Junik 53mm
Prizren 32mm
Podujevë 29mm
Ferizaj 46mm
Mitrovicë 55mm
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...