Ja çfarë moti do të ketë në ditët në vijim

15:14 | 7 Shtator 2016
M. A.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot kryesisht i  vranët dhe me intervale te shkurta me diell do të na shoqëroj nga dita e enjte.

Në një njoftim për media thuhet se vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit te dobët.

“Temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje  nga 23-25 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 8m/s. Një gjendje e këtillë e motit me përmirësime të ndjeshme do të vazhdoj deri në fundjavë dhe më tej do të ketë ngritje në gjithë parametrat meteorologjik”, thuhet në njoftim.

Sasitë e reshjeve të shiut të regjistruara në dy ditët e fundit është me sa vijon:

Prishtinë  28mm

Pejë  53mm

Junik  53mm

Prizren  32mm

Podujevë  29mm

Ferizaj  46mm

Mitrovicë  55mm

Shpërndaje në rrjete sociale