Mot i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizojë vendin gjatë dy ditëve të fundjavës.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në të cilin thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet më tej në njoftim.
Java tjetër sërish do të fillojë me reshje shiu. Temperaturat do të jenë në vlerat e mesatareve shumëvjeçare (15-18 gradë Celsius ).
Renovimi i objektit të Ministrisë së Bujqësisë, ngritet akta...
ZPS: Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi v...
Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura...
Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa prej 720 eurosh
SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtar...
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...