Naser Mrasori i cili deri më tani ushtronte detyrën e Rektorit në Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës, ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e tij në këtë Universitet.
Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në RTK, Mrasori foli shumë për universitetin dhe cilësinë që ka ky universitet.
Sipas tij, nga cilësia dhe stafi “Haxhi Zeka” është universiteti më i verifikuar në vend, duke përfshirë edhe Prishtinës.
“Ne jemi më cilësoret edhe me zhvillimin e projekteve. Nuk ka konkurrencë në regjion”, tha Mrasori.
Mrasori ka dhënë dorëheqje vetëm se ka vendosur të rikthehet në vendin e punës në Universitetin e Prishtinës, por nuk do ta lë anash as angazhimin në “Haxhi Zeka”.
“Unë ka hequr dorë vetëm nga detyra e rektorit. Unë do të jap kontributin tim ende për këtë universitet. Unë e kam përfunduar misionin tim. Unë do të kthehem në Universitet por do të jap kontributin tim në arsim”, ka thënë Mrasori.
Në vend të Mrasorit detyrën do të ushtrojë ish – zëvendës rektori Fadil Milaku
Trafik i rënduar drejt Prishtinës, kolona të gjata te “...
Presidenti i Iranit thyen heshtjen, fajëson fuqitë e huaja p...
Ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve dhe monitorimin e rrëshqi...
O’Showen Williams është goditja e radhës e GO+ Pejës
Rezultati i PDK-së në zgjedhje, Hoxhaj: Duhet të përballemi ...
Manchester United eliminohet nga FA Cup, mposhtet nga Bright...